Revolucioni dixhital dhe transformimet epokale

Revolucioni dixhital ka transformuar në 20 vjetët e fundit jo vetëm jetën e njerëzve në mbarë botën, por gjithashtu ka përcaktuar kompanitë që tani dominojnë tregjet.
Në vitin 2000 klasifikimin e kompanive më të mëdha shumëkombëshe e kryesonin firmat prodhimit të pijeve, cigareve apo ushqimit të shpejtë, ndërsa tani mbizotërojnë shumëkombëshet e teknologjisë si Apple Google dhe Amazon.
Këto janë jo vetëm kompanitë me vlerën më të madhe ekonomike në treg, por ato gjithashtu kanë ndikim absolut në jetën e njeriut.
Nëse 20 vjet më parë në klasifikim përfshiheshin dhe kompani si Nokia, General Eelectric apo HP, tani ato janë zhdukur tërësisht nga lista.
As gjigantët e prodhimit të makinave nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë revolucionit dixhital.
Kjo video e animuar e ndryshimit të klasifikimit tregon më së miri transformimet epokale që kanë ndodhur në 20 vjet.
Zhvillimet dixhitale kanë mbyllur biznese në mbarë ekonominë globale, që nga muzika dhe deri tek manifaktura.
Gjithashtu teknologjia po ndryshon mënyrën se si bëhet tregtia, si prodhohen mallrat dhe si transportohen e shiten ato.
Serverët e mëdhenj kompjuterikë, të lidhur me njëri-tjetrin në vende të ndryshme, mundësojnë transaksione të sigurta dhe shkëmbim të dhënash në një rrjet të mbiquajtur “block chain”.
Tani tregtia globale ndihmohet nga përparimet dixhitale, si inteligjenca artificiale, tregtia elektronike dhe përkthimi kompjuterik.
Sipas ekonomistëve, këto zhvillime kanë ulur kostot dhe po ndihmojnë në veçanti eksportuesit në vendet e vogla dhe ekonomitë e reja, si dhe kompanitë me më pak mbështetje financiare.
/Ora News.tv/