Rihanna bën historinë me brendin e modës

Këngëtarja Rihanna do të nisë brendin e modës me grupin e mallrave luksoze Moët Hennessy Louis Vuitton (LVMH).

 

Brendi quhet “Fenty”, sipas emrit të plotë të këngëtares- Robyn Rihanna Fenty dhe do të lansohet në pranverë 2019, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ajo do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë që udhëheqë një shtëpi mode nën markën LVMH dhe gruaja e parë që krijon një markë origjinale për grupin.

Këngëtarja, e cila ka 70 milionë ndjekës në Instagram, është e njohur gjerësisht për zgjedhjet e saj të modës.

“Fenty”, që do të prodhojë veshje, këpucë dhe aksesorë, është brendi i parë i ri nën markën LVMH që nga viti 1987.

Ky brend do të bashkohet me rreth 70 marka që janë tashmë në grupin LVMH, përfshirë Louis Vuitton, Christian Dior dhe Givenchy.

Në një deklaratë, Rihanna tha se i ishte dhënë një “mundësi unike për të zhvilluar një shtëpi modës në sektorin e luksit, pa asnjë kufizim artistik”.

Ajo shtoi: “Unë nuk mund të imagjinoj një partner më të mirë, si në mënyrë krijuese dhe në biznes, dhe unë jam gati për botën që të shohë atë që kemi krijuar së bashku”.

Kryetari dhe themeluesi i LVMH, Bernard Arnault, tha se Rihanna do të mbështetet nga një ekip dhe burime.

“Të gjithë e njohin Rihannën si një këngëtare të mrekullueshme, por përmes partneritetit tonë në Fenty Beauty, zbulova një sipërmarrës të vërtetë, një pronare të vërtetë dhe një udhëheqëse të frikshme”, tha ai.

Me markën e girmit “Fenty Beauty”, këngëtarja arriti gati 500 milionë euro shitje deri në fund të vitit 2018.

Rihanna gjithashtu nisi linjën e saj të të brendshmeve të femrave “Savage X Fenty”, në vitin 2018. /Lajmi.net/

   
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 

 

 big day for the culture. thank you Mr.Arnault for believing in this little girl from the left side of an island, and for giving me the opportunity to grow with you at @LVMH . This is proof that nothing is impossible. Glory be to God. ?? 

A post shared by   badgalriri  (@badgalriri) on