Rikthimi ndryshe i Besnik Nurkollarit

Kantautori prizrenas Besnik Nurkollari i njohur për audiencen Kosovare më së shumti për performancat e tij të pafund-Live, rikthehet në skenën muzikore në menagjimin e: Dj Cimi – Vibe-Records me këngën “Hallall dashni”.

Kënga është komponuar dhe orkestruar nga Dj Cimi ndërsa autor teksti është Gëzim Shkreli, shkruan Kosovarja.

Besniku i takon gjeneratës së artë të rockut Kosovar ku kohë më parë kishte dhe disa incizime të tija në bashkëpunim me Menan Kiserin dhe muzicient të tjerë të njohur.

Kënga që tani pritet të dalë së shpejti është një këngë dashurie e stilit pop-folk e punuar me kujdes dhe me një interpretim tëmrekullueshëm. /Kosovarja/