Rita Ora nuk lë anash inatet me Dua Lipën, e dëshmon me këtë gjë

 

Bebe Rexha së fundmi me anë të rrjetit social, “Tëitter”, kërkoi të bënte një bashkëpunim me Rita Orën, Dua Lipën dhe Avamax.

Pas postimit që bëri, Dua ka reaguar menjëherë duke thënë “Hajde shqipe”, e cila duket se ka lënë anash inatet që ka me Ritën, shkruan lajmi.net.

Por, këngëtarja Ora nuk e bëri një gjë të tillë pasi është e vetmja e cila nuk ka reaguar fare e që lë të nënkuptohet se nuk e deshiron një bashkëpunim në të cilën përfshihet edhe Dua.

The Sun, muaj më parë tregoi edhe arsyet për të cilat nuk flasin, Dua dhe Rita. Njëra nga arsyet të cilat i ka renditur “The Sun” është se Elena, motra e Ritës punonte në një kompani muzikore kur Dua i ka kërkuar ndihmë, dhe ajo nuk e ka ndihmuar. Sipas burimeve të kësaj të përditshme, thuhet se ato janë frikësuar nga të hyrit e Duas në muzikë.

Loading poll ...

Sido që të jetë, presim të shohim a do ketë një duet mes këtyre katër artisteve shqiptare.

Nga ana tjetër edhe reperi Gashi, ka reaguar ndaj postimit të Bebes i cili thotë ta ftojnë edhe artisten tjetër, Njomza Vitia. /Lajmi.net/

 Bebe kërkoi bashkëpunim me këngëtaret shqiptare, Dua ia kthen: Hajde shqipe 

 Gashi i reagon Bebe Rexhës, merni edhe këtë artiste tjetër shqiptare