Rita Ora shfaqet kaq e ëmbël

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora është fotografuar në Aeroportin e Los Angelosit ditën e djeshme.

Bukuroshja shqiptare është parë shumë e thjeshtë, por shumë e ëmbël teksa po hynte në veturën e saj.

Ajo që ra më shumë në sy ishin çorapet e saj të kuqe, të kombinuara me sandale, stil ky që tashmë është përhapur shumë.

Ndryshe, Rita Ora është shqiptarja 28 vjeçare e cila ka arritur që tash e 10 vite të jetë njëra nga këngëtaret më të famshme në botë.