Rita Ora vihet në siklet kur e pyesin për lidhjen me Andrew Garfieldin

  Rita Ora është vënë në siklet gjatë intervistës së saj të fundit.      

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, së fundmi gjatë një interviste për “The Morning Mash Up” në SiriusXM Hits 1 është pyetur edhe për lidhjen me Andrew Garfieldin, shkruan lajmi.net.

“A e preferonit Tobey Maguire apo Andrew Garfield si Spider-Man?”, pyeti intervistuesi i SiriusXM.

“Ju po më bëni të kthjellohem në këtë mëngjes”, tha Ora duke buzëqeshur dhe shtoi, “Nuk e shikoj Spider-Man. Kjo është përgjigjja ime”.

Dyshja, Rita dhe Andrew kanë nxitur dyshime për një lidhje të mundshme në nëntor të vitit të kaluar kur një burim i brendshëm i tha “The Sun” se marrëdhënia e tyre kishte përparuar përtej miqësisë.

Rita ndër të tjera është duke punuar për projekte të reja muzikore./Lajmi.net/