Rita Ora viziton Kosovën në prill për punë bamirësie

 

Rita Ora, ka bashkëpunuar me brendin e modës “Escada” për të ndihmuar gratë në Kosovë.

Rita Ora dhe marka gjermane e modës Escada janë duke u përgatitur për një kauzë të përbashkët, shkruan hollywood reporter transmeton lajmi.net.

Ora është bashkuar me drejtorin e dizajnit global Escada Niall Sloan për të krijuar një edicion të veçantë të çantave në formë zemre të markës që debuton sot, të enjten, më 28 mars në Escada.com dhe në butonat Escada në mbarë botën për 1,195 dollarë.

Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro (rreth 16.87 dollarë) nga çdo çantë e shitur në bamirësi për ‘Women for Women International’, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarit femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre.

Loading poll ...

Rita Ora u largua nga vendi (Kosova) në moshën 1 vjeçare dhe nuk e kujton personalisht krizën ballkanike të viteve 1990, por ajo ka lidhje shumë të ngushta me vendin e saj të lindjes.

“Unë shkoj sa më shpesh që të mundem; është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, thotë Ora për The Hollywood Reporter.

Kosova gjithashtu e bëri këngëtaren Ora ambasadore nderi të shtetit.

“U nderova me titullin disa vjet më parë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga,” tha ajo duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). /Lajmi.net/