Roberti me vajzën i bëjnë urimin më të ëmbël Norës

 

Nora Istrefi sot feston ditëlindjen, ndërsa urimin më të bukur e pranoi nga bashkëshorti dhe vajza.

Dita e sotme është shumë e veçantë për Nora Istrefin, kjo ngase me këtë datë feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja orët e para të kësaj dite i filloi duke festuar bashkë me miqtë dhe njëherësh bashkëpunëtorët e saj.

Urimin më të veçantë, Nora e mori nga Roberti dhe vajza Renee, të cilët ishin ulur pranë një pianoje dhe i kënduan asaj këngën e ditëlindjes.

Për ndryshe, së shpejti pritet publikimi i projektit të ri të Norës në bashkëpunim me Erën. /Lajmi.net/