Rona Nishliu me grup, të ardhurat nga koncerti i dhurojnë për fëmijët e braktisur

Rona Nishliu me grup, të ardhurat nga koncerti i dhurojnë për fëmijët e braktisur

 

Të ardhurat nga koncerti i mbrëmshëm, Rona Nishliu me grupin i kanë dhuruar për fëmijët e SOS Fshatrave.

Këngëtarja e mirënjohur, Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” mbrëmë e kanë pasur promovimin e albumit “Mindili”, shkruan lajmi.net.

Para një numri të madh të pranishmëve, këngëtarja e cila njihet për zërin karakteristik dhe të fortë i ka interpretuar disa nga këngët e albumit, kështu duke i bërë për vete të gjithë edhe njëherë me origjinalitetin.

Gjatë koncertit ndër të tjera ajo ka treguar se të ardhurat nga ky recital promovues do t’i dhurojë për mbështetjen e fëmijëve të braktisur të SOS Fshatrave.

Në këtë album këngëtarja së bashku me bendin kanë vendosur t’i rikthejnë në jetë këngët e vjetra shqipe.

Nga nata e mbrëmshme do të keni mundësi të ndiqni më shumë nesër duke filluar nga ora 19:00 në emisionin “Mirage” aty ku ju presin edhe shumë intervista të tjera interesante./Lajmi.net/