Rona Nishliu rikthehet me projektin e ri “Mallëngjimi”

 

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, ka lansuar projektin e saj më të ri.

“Mallëngjimi” titullohet kënga e saj e re, e cila është ripërpunim i këngës së njohur “O vendi im”, shkruan lajmi.net.

Kënga është në prag të nxjerrjes në shitje të albumit të dytë “MINDIL”, Rona Nishliu Quartet ka publikuar videon e parë  “Mallëngjimi”.

Kjo këngë është paralajmërim për albumin e dytë të kuartetit, që promovohet me koncertin premierë në Prishtinë më datë 24 prill.

Projekti është i finalizuar edhe me videoklip ku sjell pamje të ndryshme të Prishtinës. /Lajmi.net/