Ronaldo nis marshimin e pranverës, bomberi është kthyer. Tani “sheh” nga… Pele

Ronaldo u kthye te goli, Juve u kthye te fitorja. Me pak fjalë, ndeshja kundër Crotone e pasqyroi këtë, me portugezin që ni marshimin e pranverës duke shënuar dy gola në 90 minuta. Një “revan”, që Juventusi shpreson ta mbajë deri më 9 mars, datën e kthimit ndaj Portos në 1/8 finale të Champions-it. Ndërkohë, dopieta e djeshme e ngjiti në krye të listës së golashënuesve të Serie A, me gjithë respektin e duhur (tani për tani) ndaj Lukakut.

Kjo ndeshje e projektoi Ronaldon vetëm dy gola larg nga Pele. Portugezi tani ka 765 gola në karrierën e tij. Një paralele midis epokave të ndryshme mbetet gjithmonë e vështirë, por fakti themelor është se Ronaldo konsiderohet tani një mit. Në fund të fundit, golat e Ronaldos ishin shenjë reagimi menjëherë pas një disfate të Juves. Në fillimet e sezonit, pas humbjes 2-0 në shtëpi kundër Barcelonës, Ronaldo ishte përgjigjur me dy gola në 4-1 ndaj Spezia. E para ndalesë në kampionat, kundër Fiorentinës, u pasua nga një tjetër dopietë e tij kundër Udinese (4-1).

Edhe pas disfatës 2-0 ndaj Interit, Ronaldo reagoi duke shënuar në Superkupë. Ka vetëm një përjashtim nga ky “rregull”… Humbja me Napolin në kampionat, e ndjekur së afërmi nga rrëzimi kundër Portos. Por, prova e djeshme ndaj Crotone largon disa re dhe e kthen Ronaldon e Juven përsëri në prag të traditës (lajmi është konfirmuar: Juve do të jetë skuadra e parë italiane në serialin e Amazon, “Të gjitha ose asgjë”).

Në fund të fundit, nëse është e vërtetë që Ronaldo, para Crotone kishte mbetur thatë tri ndeshje (hera e parë këtë sezon), është gjithashtu e vërtetë që një “agjërim” i ngjashëm kishte ndodhur tashmë edhe vitin e kaluar; me dy mini ndërprerje nga 4 ndeshje pa shënuar. Pastaj pati dy seri me 14 gola, duke përjashtuar Superkupën, dhe 6 ndeshje radhazi me gola. Dhe nëse përvoja na mëson, epoka e Sarrit sugjeron, ne mund të konfirmojmë pikërisht këtë: Marshimi i pranverës së Ronaldos ka rifilluar. Me drejtim Porton dhe Interin, sigurisht edhe rekordin e Pelé në fokus.


Cilat janë pikat e dobëta të shenjës suaj të horoskopit

Rummenigge: Futbolli po vuan pa tifozë, Covid-19 i ka tronditur klubet