Ronela Hajati qanë, tregon se çfarë po i nevojitet

 

Është njëra nga artistet më të pëlqyera e njëkohësisht edhe më të suksesshme shqiptare.

Këngëtarja, Ronela Hajati ka publikuar një video në Instagram gjersa shfaqet duke qarë dhe tregon se po i nevojitet një pushim, shkruan lajmi.net.

“Kam nevojë për pushime”, është mbishkrimi që ia ka vënë postimeve.

Ronela, pas këngës së fundit “Vuj”, me të cilën u prezantua në “Kënga Magjike 2018”, nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri.

Megjithatë, mënyra se si i realizon Hajati projektet është unike dhe mirëpritet gjithnjë nga publiku. /Lajmi.net/