Rrëzimi i helikopterit në Gjermani, vdes një nga gratë më të pasura të Rusisë

 

Loading poll ...

Një nga gratë më të pasura në Rusi, bashkëpronarja e S7 Group,  Natalia Fileva ishte mes viktimave të aksidentit ajror të së dielës në Gjermani.

55-vjeçarja ishte në bordin e helikopterit  Epic LT me një motor, me gjashtë vende, që u rrëzua dhe dogj në një fushë pasi iu afrua aeroportit të Egelsbach.

Aksidenti ajror ndodhi në qytetin në jugperëndim të Gjermanisë rreth orë 15:30.

Në helikopter ndodheshin tre njerëz, përfshirë edhe pilotin me origjinë franceze.

Dy pasagjerët ishin qytetarë rusë.

Autoritetet gjermane po hetojnë shkakun e aksidentit.

Egelsbach ndodhet rreth 10 kilometra në jug të Frankfurtit. Forbes vlerësoi se pasuria e Filevas është 600 milionë dollarë.

/Ora News.tv/