Seldi i kthen përgjigje fanses që i tha: Më të mirë se Mimoza nuk ke me gjet

Seldi i kthen përgjigje fanses që i tha: Më të mirë se Mimoza nuk ke me gjet

 

Seldi Qalliu i ka kthyer përgjigje fanses e cila i tha fjalë të mëdha për Mimoza Shkodrën.

Këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe tani po vazhdojnë jetën pa njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Mimoza gjatë një interviste të dhënë për ‘Mirage’ ka treguar se po ndihet shumë e lumtur ‘single’ dhe është fokusuar në karrierën e saj muzikore, kështu derisa të takohet me personin e duhur për të krijuar familje dhe nuk ka dashur që t’i jap shumë hapsirë pyetjeve për Seldin pasi tani po e kondiseron si një çështje të mbyllur.

Loading poll ...

Duke qenë se ajo njihet si një femër shumë e respektuar nga të gjithë, respektin e ka gjetur nga Seldi edhe pas ndarjes pasi ai në një intervistë të fundit ka thënë se ka respekt të madh për të ani pse janë ndarë.

Mimoza respekt të madh gëzon edhe nga publiku, andaj dikush nga fansat e Seldit i ka thënë atij se ka bërë shumë gabim që është ndarë nga ajo.

Fansja ka shkruar fjalë të mëdha për Mimoza Shkodrën por nuk ka munguar reagimi i Seldit i cili duket se është prekur paksa nga fjalët e saj andaj i ka kthyer përgjigje.

Ndryshe të dy tashmë e kanë lënë anash mosmarrëveshjet që i kanë pasur dhe kështu po shijojnë sukseset në muzikë.

Mimoza është duke punuar për projektin e ri muzikor i cili do të jetë në duet me Irkenc Hykën dhe do të publikohet këtë fundjavë./Lajmi.net/