Sfida e ‘10-vjeçarit’, planeti nuk duket mirë

Sfida e njohur në instagram si #10YearsChallenge ka ‘infektuar’ edhe ambientalistët, por rezultati nuk duket aspak pozitiv.
Madje, është krejt e kundërta. Imazhet e postuara nga Wwf dhe nga Greenpeace tregojnë ndryshimet që ka pësuar natyra në planetin tonë.
Ndryshimet nisin me klimën e shkojnë deri tek specie ‘simbol’ të planetit.
Janë tre speciet e kafshëve më të rrezikuara nga zhdukja për shkak të gjuetisë, kontrabandës dhe shpyllëzimit: elefantët afrikanë, rinocerontët dhe luanët.
“Kjo sfidë e 10 vjeçarit (#10yearschallenge) tregon se njeriu e ka shkatërruar shumë natyrën, por jemi ende në kohë për të fituar sfidën kundër zhdukjes” shkruan Wwf.
KLIKO KETU PER FOTOGALERINE
/Ora News.tv/