Shefi ekzekutiv i një kompanie pushon 900 punonjës nëpërmjet Zoom

Shefi ekzekutiv i Better.com, një kompani hipotekash, Vishal Garg ka njoftuar se ka pushuar nga puna rreth 9% të forcës së saj punëtore dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një mbledhjjee që ka zhvilluar me stafin e tij në platformën Zoom.

Nëse jeni pjesëmarrës në këtë telefonatë, ju jeni pjesë e grupit të pafat që po pushohet nga puna. Puna juaj këtu ndërpritet menjëherë”, cilësohet të jetë shprehur Garg.

Garg përmendi efikasitetin, performancën dhe produktivitetin e tregut si arsyen e shkarkimeve nga puna, por mësohet se Garg i ka akuzuar punonjësit për “vjedhje” nga kolegët dhe klientët e tyre duke qenë jo produktivë dhe duke punuar vetëm dy orë në ditë.

Kjo është hera e dytë në karrierën time që po e bëj këtë dhe nuk dua ta bëj këtë. Herën e fundit që e bëra, qava”, tha Garg në telefonatën në fjalë, e cila mbeti e shkurtër dhe pa emocione.

Klan News

.