Sherr mes Greta Koçit dhe Genc Prelvukajt? Ja çfarë po ndodh

 

Greta Koçi ua ka bërë mendjen lëmsh fansave të saj dhe kjo për shkak të raporteve me Genc Prelvukajn, të dashurin e motrës së saj.

Këngëtarja Greta Koçi u është përgjigjur sërish fansave të saj në pyetjet e tyre të shumta e edhe këtë herë e bëri nëpërmjet Instastoryt, shkruan lajmi.net.

Dikush prej tyre e ka pyetur këngëtare se si i ka raportet me Genc Prelvukajn dhe përgjigja e saj ka habitur të gjithë.

“Jemi në krizë momentalisht” ishte përgjigja e Gretës për ndjekësen e cila në njëfar mënyre nënkuptonte se këngëtarja po bën shaka.

Mirëpo nëse i kanë prishur me të vërtetë raportet apo jo mbetet të shihet në ditët në vazhdim./Lajmi.net/