Shkodran Mustafi bëhet baba për herë të dytë

 

Futbollisti i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi u bë baba për herë të dytë.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij, Instagram, shkruan lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur që ta bëj të ditur lindjen e djalit tonë. Është gjithmonë ndjenjë e mirë që të presim antarë të rinj në familje. #Babakrenar #Mashallah”, janë fjalët e Mustafit.

Ndryshe, Shkodrani është i martuar me Vjosa Kabën dhe në vitin 2017 u bënë prindër për herë të parë të një vajze. /Lajmi.net/