Shkodranët gjejnë zgjidhjen për naftën e shtrenjtë, ja çfarë bëjnë! (FOTO)

Çmimi i lartë ka shtyrë shumë qytetarë shkodranë dhe zonave përreth të dynden drejt territorit të Malit të Zi për të furnizuar mjetet e tyre.

Në fundjavë radha në pikat e karburantit në Malin e Zi ishte kilometrike. Për qytetarët çmimi i naftës në Shqipëri është i papërballueshëm.

Për operatorët turistik të cilët merren me trànsportin e udhëtarëve, nëse do vijohet me këto çmime do shkojnë drejt falimentit.

Rritet cmimi i naftes ne bote, ne 3 shtete nje liter nuk kushton as 1 cent

Pas rritjes së çmimit të naftës në bursë, Mali i Zi uli me 50% akcizën duke ndikuar kështu në uljen e çmimit të karburantit.

Për shqiptarët, Mali i Zi është zgjidhja për çmimet e larta të karburanteve në vend.

Shqipëria renditet në top 10-shen e Evropës për naftën më të shtrenjtë, përkrah vendeve si Suedia, Zvicra, Danimarka apo Mbretëria e Bashkuar, vende të cilat kanë një nivel të ardhurash mesatare për frymë shumëfish më të lartë se ne. Rriten me 5 lekë çmimi i naftës dhe i benzinës me pakicë - Shqiptarja