Shmangni këtë gjë që e bëni çdo ditë, për të humbur peshë

Edhe pse është sezoni për të pushuar, shumë fanatikë të palestrës do të vazhdojnë të fokusohen në trupat e tyre.

Sipas Dr. Luke James në Mbretërinë e Bashkuar, djegia e yndyrës së barkut mund të jetë një sfidë nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm – sepse po kontrolloni telefonin tuaj, transmeton lajmi.net.

“Duke filluar nga përdorimi i telefonit tuaj deri tek kafeja përgjatë natës, ekzistojnë disa zakone që duhet ndaluar”, deklaroi Dr. James.

“Kur kemi mungesë gjumi, hormonet e trupit tonë disbalancohen, gjë që mund të ndikojë nivelin e urisë”, deklaroi tutje James.

Sipas Joe Wicks, trajner palestreje, gjumi ndihmon në rregullimin e metabolizmit.

Me kusht që të ushtroni rregullisht dhe hani shëndetshëm, ju do të vazhdoni të djegni kalori në gjumë.

Hormoni i balancuar i stresit mund të mbajë oreksin tuaj në kontroll, në rast të ndjekjes së një diete të rregullt. /Lajmi.net/