Shokon balerini: Michael Jackson më përdhunoi kur isha 7 vjeç

 

Balerini Wade Robson, ka ngritur akuza të rënda ndaj Mbretit të Popit, Michael Jackson.

Ai pretendon se këngëtari e përdhunoi kur ishte vetëm 7 vjeç.

Robson i bëri akuzat në filmin e ri, Leaving Neverland, që do jetë premierë në Festivalin e Filmit Sundance më vonë këtë muaj.

Balerini më parë paditi Jackson për 2.2 miliardë dollarë mbi abuzimin dhe në dosjet gjyqësore zbuloi detaje të përdhunimit të supozuar, nga mosha 7 deri në moshën 14 vjeçare, kur sipas tij këngëtari humbi interesin për të.

Leaving Neverland përmban intervista nga akuzuesit Robson and James Safechuck, që tani janë 30-vjeç.

Robson ngriti padinë e tij në vitin 20163 duke thënë se stresi dhe trauma e pësuar e detyruan të përballonte të vërtetën e abuzimit. Safechuck  ngriti një padi të ngjashme vitin e kaluar.

Vince Finaldi, i cili përfaqëson Robson dhe Safechuck, tha se paditë e tyre u hodhën poshtë për arsye teknike dhe tani janë në apel.

Jackson u lirua nga të gjitha akuzat për ngacmime dhe abuzime seksuale në vitin 2005 dhe vdiq 4 vite më vonë pas një mbidoze me propofol anestetik të fuqishëm.

/Ora News.tv/