Shpërthen Luana: “Nuk mbaj dot më”

Luana prej kohësh është në një kulm të karrierës.

Ajo numëron disa hite në anën e këngës, ndërkohë që emisioni i saj Shiko Kush Luan ku është edhe moderatore edhe autore, ka rrëmbyer gjithë audiencën.

Por Luana ka njoftuar se do rikthehet në muzikë me një këngë të re “Gyle gyle” dhe pikërisht tek video që ajo ka postuar në Instagram një fanse e pyet nëse lodhet ndonjëherë.

Luana me përgjigjen e saj zbulon planet duke shkruar se në janar do shkojë diku larg me pushime. “Në janar zhdukem diku larg me pushime se s’mbaj më”, shkruan Luana. /albeu.com/