Shpëtoi qenin në rrugë, 24-vjeçarja humb jetën nga sëmundja ngjitëse

 

Një 24-vjeçare nga Norvegjia ndërroi jetë pak orë pasi shpëtoi një qen të humbur në rrugë.

Shtetasja norvegjeze Birgitte Kallestad ishte me pushime  në Filipine me miqtë kur gjetën këlyshin, njoftoi familja e saj.

Mendohet që qeni ishte i infektuar me sëmundje ngjitëse, të cilën ia transmetoi vajzës kur e mori në rezortin ku po qëndronte. Familja e saj njoftoi se Brigitte kishte sterilizuar “kafshimet e vogla” që kishte nga qenushi kur luante me të, por nuk mori më shumë kujdes mjekësor.

Ajo u sëmur pasi u kthye në Norvegji dhe ndërroi jetë të hënën në spitalin ku punonte. Pas 2 shekujsh, kjo është vdekja e parë që lidhet me sëmundjen ngjitëse në Norvegji.

24-vjeçarja u infektua me sëmundjen virale të njohur si “rabies”, e cila shkakton fryrje, skuqje dhe nxirje të trupit që vjen si reagim ndaj infeksionit. Nëse një person nuk merr trajtim të menjëhershëm mjekësor, kjo lloj sëmundje mund ti marrë jetën.

/Ora News.tv/