Si rrallë herë Elinel publikon në Instagram foto me bashkëshorten

 

Elinel e ka publikuar një foto të re në Instagram së bashku me gruan e tij.

Reperi Elinel e ka zgjedhur Holandën, konkretisht Amsterdamin për t’i kaluar disa ditë pushimi me bashkëshorten, shkruan lajmi.net.

Si rrallë herë ai ka publikuar foto pranë saj dhe dyshja duken shumë të lumtur. Elinel është aktiv në rrjete sociale por preferon që më shumë të publikoi foto e video nga ana profesionale e tij.

Pranë imazhit ai ka vendosur të mos shkruajë asgjë por fotografia flet më shumë se fjalët. Elinel dhe Klementina janë prindër të një vajze.

Sa i përket muzikës projekti i fundit nga Elinel titullohet ‘Zotit’ këngë kjo që ka zgjuar interesim bukur të madh tek publiku./Lajmi.net/