Si ta mbani bukën të freskët për disa ditë

Bëni
pjesë në kategorinë e atyre që nuk e vizitojnë çdo ditë furrën e bukës?

Nëse po, më poshtë do të gjeni mënyrën se si
të ruani bukën që do të blini për disa ditë. Bukën që nuk do ta konsumoni
priteni në feta dhe vendoseni në ngrirje.

Pas rreth dy orësh, ndajini fetat dy nga dy
ose tre nga tre dhe vendosini në qese të vogla. Më pas, sërish në ngrirje.

Nxirrni nga ngrirja disa orë më parë vetëm aq
sa do të konsumoni. Buka, para se të konsumohet, duhet të marrë sërish
temperaturën e dhomës.