Sinan Hoxha ia pa hairin fanses së tij

Dihet talenti, fama, efekti i tij në skenën e muzikës folk. Sinan Hoxha ia ka dalë më së miri të bëjë emër dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari i famshëm nga Tirana është shumë i angazhuat anë e kënd trojeve shqiptare dhe jo vetëm.

Sinan Hoxha edhe në jetën private ka pasur fat, madje e ka gjetur një yll të vërtet. Andrra Destani, bukuroshja nga Tetova u bë dashuria e jetës së tij, shkruan “Kosovarja”.

Njohja e Sinanit ishte shumë e çuditshme. Derisa këngëtari po shëtitej në një qendër tregtare, një vajzë u afrua të fotografohej me Sinanin, ndërkohë që qëlloj që bashkë me fansen ishte edhe Andrra. Sinanit i mbeten sytë tek Andrra dhe pjesën tjetër të historisë tashmë e dimë.

Përralla është mbyllur si është më së miri./Kosovarja/