Sipas Meri Shehut ana romantike për çdo shenjë do të jetë kështu…

Dashi

Pikërisht në shenjën tuaj do të ketë lajme dhe dalje që do ju shkëpusin nga rutina. Jeni të privilegjuar në njohje të reja dhe në flirte dhe takime të këndshme sidomos për meshkujt në shenjën Dash

Demi

Çështje të rëndësishme ekonomike dhe të së ardhmes tuaj do diskutohen. Por, jo me partnerin tuaj apo dikë që e njihni, por me një njohje të re e cila ju ndryshon objektivat

Binjakët

Takimi i fatit sot ndodh në shenjën tuaj. Afërdita ju sjell mundësi të jeni në një humor dhe forcë tërheqëse sa të bëni që ndikimi juaj të afrojë njerëz interesante rreth jush

Gaforrja

Për ju çdo gjë do ndodh në fshehtësi dhe në ëndrrat tuaja. Kjo ndjesi për t’i mbajtur mendimet për vete apo për t’i deklaruar më vonë do ju bejë të mbyllni një portë momentale shpirtërore

Luani

Jeta sociale me takime interesante ju bën të ndjeheni më të çliruar në lidhje me endrrat apo dëshirat tuaja. Një takim me një shoqe apo femër që lidhet me punën tuaj mund të kapercej në flirt

Virgjëresha

Është një ditë që do ju bëhet një dhuratë nëse keni durimin të prisni që dikush të shpërehet në propozim. Gjithsesi do jeni në një moment me lajme e takime të mira pune.

Peshorja

Udhëtime, projekte, kontakte, kualifikime dhe mbështetja e duhur do të jenë për ju sot, fillimi i një rrugëtimi të bukur drejt të ardhmes. Shanse të mira keni për njohje edhe në jetën personale sidomos me kontakte që janë larg.

Akrepi

Një botë e mbushur me mundësi por e mbyllur derisa të përcaktoni se kush ka më shumë rëndesi apo prioritet në jetën tuaj. Gjithesesi ju mund të dilni dhe të reklamoni veten duke e shpërbërë murin mbrojtës të pengesave dhe detyrimeve

Shigjetari

Keni nevojë për një takim romantik dhe një frymëzim të ri të cilin duhet ta prisnit nga partneri juaj dhe nëse kjo nuk ndodh, gjithsesi jeta do ju takojë me njerëzit e duhur qe do ju japin bisede dhe kënaqësi

Bricjapi

Shumë biseda interesante në lidhje me jetën tuaj personale do bëhen në një rreth të afërt miqsh. Tashme janë marrë vendime të mira dhe me diplomaci do ju vijnë propozime dhe kontakte qe t’ju deklarojnë ndjenja dhe afrimitete

Ujori

Jeni më të favorizuarit në dashuri. Sot është ditë njohjesh të reja dhe flirti. Një dhuratë kjo qe ju vjen nga universi dhe duhet ta bëni tuajën si moment duke dalë dhe duke u hapur me shumë

Peshqit

Do ju duhet të rregulloni marrëdhëniet me njerëzit e afërt dhe te investoni me zgjuarsi në lidhje me shtepinë apo një biznes familjar. Një bashkëjetesë do jetë e favorizuar.


Klopp: Kualifikimi në LK do ishte arritja më e madhe ndonjëherë

Zvicra U21 publikon listën e të ftuarve, tre talentë kosovarë