Skena të ‘nxehta’ mes femrave në filmin shqiptar “Vulë”

 

Publikohet traileri i filmit shqiptar “Vulë”.

Është publikuar traileri i filmit shqiptar “Vulë”, premiera e së cilit do të mbahet së shpejti në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Filmi i cili është nën regji të Valmir Tertinit flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Në trailer shihet disa momente të ‘nxehta’ mes femrave shqiptare, skena këto të cilat jo shpesh herë i shohim në ndonjë prodhim të kinematografisë në trojet shqiptare./Lajmi.net/