Skerdi më i lumtur se kurrë pranë të dashurës!

Këngëtari shqiptar, pjesë e label-it “REDBOXent” është fejuar me vajzën nga Prishtina, Vesa Rama.

Ata dy duken shumë mirë dhe të lumtur me njëri tjetrin saqë nuk hezitojnë ta shfaqin dashurinë e tyre me publikun.

Skerdi është ai që ka postuar një fotografi me Vesën duke mbishkruar “Ke bërë shumë gjera dhe ke qenë gjithmonë krah meje”.

Së fundmi Skerdi ka publikuar këngën e tij me këngëtaren e famshme, Nora Istrefin, të titulluar “M’ke mungu”.