Soni Malaj preku të gjithë, kjo është arsyeja përse u përlot në emision

 

Soni Malaj përlotet ‘live’ në emision.

Këngëtarja Soni Malaj së fundmi ishte e ftuar në ‘E diel’, aty ku foli për shumë gjëra, transmeton lajmi.net.

Ajo ndër të tjera foli rreth koncertit të saj recital i cili pritet të mbahet më 1 maj, po ashtu për mungesën e babait të saj i cili po i mungon shumë.

E pyetur nëse do i mungojë i ati ditën e koncertit, Soni Malaj është përgjigjur e përlotur ku preki edhe të pranishmit.

“Unë kam dashur shumë që ai të më shikonte në një recital sepse gjithmonë më ka parë në festivale. E vuante shumë atë pjesën emocionale dhe pjesën e çmimeve, madje më është lutur të konkurroj me këngën ‘Ndarja’ në ‘Top Fest’ sepse më thoshte se emocionohej kur e këndoja”, tha ajo.

Kujtojmë se Soni hapi programin me një perfomancë magjike me hitet më të bukura ndër vite./Lajmi.net/