Sot feston ditëlindjen Nexhmije Pagarusha, kjo është mosha e saj

‘Bilbili i Kosovës’ mbush 86 vite.

 

Artistja më e kompletuar që populli shqiptar ka pasur ndonjëherë Nexhmije Pagarusha sot mbush 86 vjet, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës në Beograd, për të filluar karrierën si këngëtare në Radio Prishtina në vitin 1948, për të vazhduar për 40 vite të pushtojë botën e muzikës.

Këngëtarja nuk është e përcaktuar se cilin zhandër të muzikës i përkiste, por ajo i këndonte me perfeksion si muzikën folklorike ashtu edhe muzikën klasike dhe sigurisht, opera. /Lajmi.net/