“Sot u pa ajo që na ka munguar sivjet”, Pirlo tregon problemin e Juventusit pas suksesit

Pas ndeshjes së fituar ndaj Napolit dhe pasi frika e një shkarkimi është larguar disi, Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit, ka komentuar për “Sky Sport”.

“Ne lamë shumë pikë rrugës pikërisht sepse nuk kishim qëndrimin që u pa sot, mbase nuk ishim aq të egër sa duhej në ndeshje që mund të ishin të përballueshme.

Nuk kemi pasur frymën e mbrëmjes së sotme. Kur dëshiron të fitosh, duhet të sakrifikosh, ndihmosh, në fund të fundit merr rezultatin! Dhe ne nuk e kemi bërë gjithmonë kështu këtë sezon”.


Jasminës i del videoja duke u puthur me një vajzë, edhe atë e kemi parë në TV! (VIDEO)

SUPER CHELSEA me një këmbë në gjysmëfinale, fitore 0-2 ndaj Portos (VIDEO)