Stresi dhe Kejsi po martohen, nëna e reperit zbulon ‘sekretin’

  Nëna e Stresit e ka zbuluar një sekret të cilin djali i saj dhe Kejsi janë munduar ta mbajnë paksa të fshehur.      

Pranë një imazhi që e fejuara e Stresit, Kejsi e ka postuar në Instagram, vjehrra e saj i ka shkruar disa fjalë zemre duke folur kështu edhe për martesën, shkruan lajmi.net.

‘’Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do jesh nuse kopertinash. Ju dua Stresi & Kejsi’’, ishin fjalët e saj.

Ndërsa edhe Kejti i ka thënë disa fjalë për të pranë postimit, duke u krenuar se e ka vjehërr dhe duke theksuar se secila femër do të donte ta kishte një vjehërr të tillë.

Ndryshe Kejsi dhe Stresi janë emrat më të përfolur aktualisht në mediat rozë. Problemet e reperit Stredi dhe dashuria e madhe e Kejsit për të i kanë pushtuar mediat rozë.

Meqenëse dasma qenka gati, duket se edhe për një kohë të gjatë do të jenë në numrin 1 të ballinave rozë./Lajmi.net/