Super mamaja kalon 11 orë në kuzhinë, ku do e çojë gjithë këtë ushqim?

 

Një australiane është titulluar “super nëna” pasi publikoi në rrjete sociale ushqimin që përgatiti për fëmijën e saj në shkollë.

Ajo kaloi 11 orë në kuzhinë duke përgatitur ushqime të ndryshme që djali i saj ti marrë me vete për ti ngrënë gjatë orës së pushimit.

Në paketimet që kishte përgatitur përfshiheshin fruta dhe perime të prera si dhe 60 copa pica, 30 kulacë dhe 28 sanduicë me proshutë dhe djathë.

Nëna shpjegoi në postim se nuk e konsideron veten si njeri të organizuar, thjesht po mundohej të plotësonte gjërat që duhet ti bëjë për të gjithë javë.

“Kam dy fëmijë, por vetëm një është në shkollë. Fëmija tjetër është vetëm 2 vjec. Unë nuk gatuaj shpesh, kështu që ky ishte mision”, u shpreh nëna.

Fotografitë e saj me ushqimin e paketuar u bënë virale duke marrë mijëra pëlqime e komente që e komplimentonin për punën.

/Ora News.tv/