Takohet me të dashurin 12 vite pasi lindi fëmijën e tij

Kur Jessica Share bleu spermë për të krijuar një familje, nuk e imagjinoi kurrë se pas më shumë se 1 dekade do të takohej me donatorin. Për më tepër që të ndjente tërheqje të madhe ndaj tij.

Në vitin 2015, ajo ishte një nga femrat e para lesbike që u bë nënë.

“Në atë periudhë lesbiket e vetme me fëmijë i kishin lindur nga një marrëdhënie e mëparshme heteroseksuale,”-tha ajo. “Megjithatë unë dhe e dashura ime duhet të nisnim nga e para.”

Ato kishin ëndërruar që të kishin një fëmijë së bashku që në momentin kur u takuan.

“Vendosëm të bënim katër fëmijë dhe së bashku zgjodhëm emrat. Hapi tjetër ishte i vështirë,”-tha ajo.

Por  Jessica nuk dëshironte një donator që e njihte.

“Gjykatat i japin atyre të drejtat e kujdestarisë, duke e quajtur dhurimin e tyre të spermës një akt prindëror,“-shtoi gruaja.

Ndaj gjeti një bankë sperme, ku donatorët anonimë nënshkruajnë dokumente ligjore që i pengojnë ata të kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve që ndihmuan të krijonin.

Donatori që Jessica dhe partnerja e saj zgjodhën burrin që kishte shkruar profesionin e tij shkrimtar, muzikant dhe taksist.

“Kishte pak informacione mbi donatorin. Nuk shikuam asnjëherë një foto të tij,”-rrëfeu ajo. “Shtatë muaj më vonë isha shtatzënë më fëmijën tonë të parë. Gruaja ime dhe unë ishim shumë të gëzuara. Por ajo nuk dëshironte që ta linim fëmijën të njihte babain dhe unë rashë dakort. Kur Alice lindi, ajo ishte e përsosur.”

Por nuk u ndalën, ato dëshironin të shtonin familjen. Ndaj Jessica porositi spermë nga i njëjti donator dhe përsëriti të gjithë procesin.

“Gruaja ime lindi vajzën tonë të dytë kur Alice ishte 18 muajshe,”-shtoi Jessica. “Të dyja kanë tipare të përbashkëta. Por kur vajzat shkuan përkatësisht 1 dhe 3 vjeç, partnerja ime deklaroi se donte ti jepte fund marrëdhënies sonë. Nuk kishte asnjë konflikt në marrëdhënien tonë, ndaj u trondita dhe u lëndova shumë. Ajo më tha se nuk donte të fliste dhe nuk kishte asgjë që mund të bëja për të rregulluar marrëdhënien.”

Jessica vazhdoi të kujdesej për dy vajzat, për 5 ditë në javë për disa vite. Por kur Alice mbushi 10-vjeç, ish-partnerja bllokoi çdo kontakt me të dhe nuk ia ktheu më motrën e vogël.

Kjo është një çështje që vazhdon edhe sot. Alice kalon ditët duke ëndërruar për të motrën dhe frikësohet se nuk do e shohë më,”-rrëfen Jessica.

Ndërsa u rrit, Alice filloi të pyeste për paraardhësit e saj.

Duke dashur të dinte trashëgiminë e saj gjenetike, Alice kërkoi një test ADN-je në moshën 11-vjeçare. Rezultatet i erdhën 8 javë më vonë dhe përgjigja ishte: Aaron Long: 50%, babai; Bryce Gallo: 25%, gjysmë-vëlla.

“Kërkova për Aaron në internet për të mësuar diçka rreth tij. Pas shumë kërkimesh arrita ta gjeja dhe i dërgova mesazh: “Përshëndetje Aaron, kam dy vajza që përputhen me karakteristikat e tyre. Nëse jeni të interesuar për fotot e familjes, etj, ne jemi në dispozicion.

Aaroni më ktheu menjëherë përgjigje, duke ndarë me mua detaje që tashmë i dija nga kërkimi që bëra. Ai e tha nëse kisha ndonjë pyetje për të dhe e pyeta nëse ishte personi më i shkurtër në familjen e tij. E dija tashmë përgjigjen. Ai ishte.”

Ata ranë dakort të bëheshin miq në rrjetet sociale. Ndërsa Jessica zbuloi se Aron kishte kaluar disa vite në qytetin ku ajo jetonte.

Disa muaj më vonë, Alice dëshironte të takonte babain e saj në Seattle dhe ishte e interesuar për të parë nëse vëllezërit e motrat i ngjanin asaj.

“Unë e lejova dhe shkuam së bashku. Gjatë asaj periudhe isha në një marrëdhënie një person, i cili gjithashtu quhet Aaron David. Gjatë pushimeve donatori flirtoi me mua, por tashmë isha në një marrëdhënie dhe e vetëdijshme se donatori Aaron ishte një person i rëndësishëm për fëmijët e mi, por jo dikush që domosdoshmërisht duhet të jetë pjesë e jetës sime.

Kur lidhja ime mbaroi, Alice më kërkoi ta dërgoja përsëri tek babai. Miqësia me Aaronin më bindi që duhet ti jepja një shans.”

Alice dhe Jessica u zhvendosën tek Aaron në verën e vitit 2017.

/Ora News.tv/