Taksa ka krijuar treg të ri të produkteve në Kosovë

Gjermania ka marrë tashmë vendin e parë për kah niveli i eksportit të mallrave në Kosovë. Ky shtet prin me produktet e saj në Kosovë, që prej vendimit të Qeverisë se Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, më 21 nëntor të vitit të kaluar.
Para vendosjes së taksës, për dy dekada radhazi Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës, kurse tashmë radhitet e fundit.
Në muajin mars të këtij viti, sipas të dhënave publikuara në raportin e fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, eksporti i produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës , përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera e mallrave të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë
Ky shtet në ditë ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë .
Ndërkaq, eksporti i mallrave nga Kosovë në këtë shtet në mars të vitit të 2018, ka kurse muajin e kaluar eksporti në ka rënë.
Në anën tjetër shteti i parë që prin në listë për nga vlera financiare, Gjermania gjatë muajit të kaluar ka eksportuar mallra në vlerë ndërkaq një vit më parë, kjo vlerë llogaritej.
Edhe zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, thotë se gjatë këtij viti, në vendin e parë nuk figuron Serbia, por Gjermania, pasuar nga Turqia, Kina, Maqedonia dhe Italia.
Vlera e produkteve të prodhuara në Serbia që kanë hyrë në Kosovë gjatë këtij viti, sipas tij, është kundrejt periudhës se njëjtë të vitit të kaluar, që ka qenë .
“Nëse e krahasojmë tre muajit e parë të këtij viti me muajt e parë të vitit të kaluar, vlera e produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për 98.2 për qind”, tha Stavileci
Nga shtetet e rajonit, apo vendet anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë – CEFTA, vendin e parë për nga eksporti i mallrave për në Kosovë e mban Shqipëria.
Përfaqësues të bizneseve thonë se tanimë bizneset tregtare në Kosovë kanë gjetur alternativa tjera të zëvendësimit të produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Sipas tyre, tregu është i mbuluar mirë me produktet e nevojshme nga vendet anëtare të CEFTA-s dhe Bashkimit Evropian.