Tayna e klonuar në 100 Tayna

Një ndër temat aktuale që po konsiderohet të jetë gjatë këtyre orëve të fundit, është deklarata e deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ai së fundi u shfaq me disa vendime të rrepta, ndër të cilat ishte cenzurimi i këngëve përmes të cilave promovohen substancat narkotike dhe dukuritë e tjera narkotike, pasi që këto po ndikojnë shumë keq tek të rinjtë, shkruan Kosovarja.

Ndonëse nuk pritej, mirëpo pas këtij pretendimi, reagimi i irrituar i Taynës, erdhi më shpejt se që pritej, ku pikë së pari erdhi me një dedikim që nuk lënte vend për fjalë.

Dedikim ky që trazoi rrjetet sociale, e sidomos goditja drejt shënjestrës së Haxhiu nuk mungonte aspak.

Dukej se kjo nuk i mjaftoi, dhe tani erdhi e klonuar, e që vërtetë kishte zgjedhur këtë herë pasqyrimin e saj më të mirë për ta ironizuar kërkesën e Avdylit, dhe për të prekur mjaft mirë në pikën e dobët të tij.

Se, për çfarë e kemi fjalën këtë e dëshmon më së miri imazhi që do ta shihni në vazhdim. /Kosovarja/

Tayna

Publiée par Albania Viral sur Jeudi 24 janvier 2019