Tayna iu bashkua sot protestuesve në Drenas

Në protestën që u organizuar sot në Drenas, të pranishëm ishin edhe shumë prej fytyrave publike.
Tayna është rep-artistja e cila mori pjesë në këtë protestë, e këtë gjë e kishte bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory, shkruan lajmi.net.
Në këtë protestë, që u organizua kundër abuzimit të të miturës në Drenas, përveç Taynës mori pjesë edhe Dafina Zeqiri, madje kjo e fundit po i printe protestës.
Në një video të postuar në rrjete sociale, Tayna shihet bashkë me disa persona të tjerë në qytetin e Drenasit.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Lajmi.net/