Tayna refuzon të bëj ndërhyrje kirurgjike në hundë

Këngëtarja prizrenase ka qenë një ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për Taynan, e cila vitin që po lëmë pas ka sjell një numër të madh të projekteve të reja.

Së fundi, ajo publikoi bashkëpunimin me reperin Ledri Vula, “Aje” i cili u prit mirë prej fansave si dhe opinionit gjerë duke arritur mbi tre milionë shikime në YouTube.

Këngëtarja ka zgjedhur kohët e fundit të komunikojë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke iu përgjigjur disa pyetjeve të tyre.

Njëri prej fansave të reperes i kërkoi që bëjë një ndërhyrje kirurgjike apo estetike në hundë, i cili mori edhe një përgjigje interesante.

“Jam mësuar njerëzit me i pa në ekran që kanë mbetur pa hundë duke e zvogëluar. E imja më pëlqen dhe kryesorja është se nuk i shti hundët në punët e huaja”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Tayna.

Ndryshe, zeshkania ka paralajmëruar se do të sjell këngë të reja gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.