“Të gjithë duan të bëhen yje të Instagram, por kjo nuk është e sinqertë”

Shumë 18-vjeçar ëndërrojnë të jenë yjet e mediave sociale, por kjo vajzë e re gjermane preferon më mirë punën në terren, si një pastruese tradicionale e oxhakut.

Mund të shikoni nga një çati në tjetrën midis shtëpive në të gjithë Bavarinë e Epërme dhe aty mund të gjeni 18 vjeçaren isa Tonetto duke bërë një nga detyrat ditore të punës së saj, siç është ndërtimi i një oxhaku.

Tonetto është një nxënëse për pastrimin e oxhaqeve, një punë që daton në Gjermani që në Mesjetë.

Megjithëse ajo thotë se shumica e miqve të saj bëjnë punë tradicionale, duke përfshirë punën e zyrës, ajo preferon më shumë praktikën që ajo bën – inspektimin e detektorëve të tymit, instalimin dhe pastrimin e furrave. Ky profesion nuk është tradicional për gratë në Gjermani, aq më tepër për ato të moshës së saj.

“Unë e di që sot shumë duan të bëhen yje të Instagram, ose të bëhen të famshëm përmes internetit, por unë nuk besoj se kjo është e sinqertë“, thotë Tonetto.

/Ora News.tv/