Të gjithë e dinim gabim, ky është mbiemri i vërtetë i Jonidës

Jonida Maliqi, është emër shumë i dashur për publikun.
Këngëtarja e cila mori çmimin e parë këtë vit në festivalin e Këngës në RTSH ka befasuar me postimin e fundit, shkruan lajmi.net.
Ndonëse për të gjithë njihej si Jonida Maliqi, ajo së fundmi ka zbuluar mbiemrin e vërtetë të saj në pasaportën e publikuar nga vetë ajo.
Jonida gjithashtu ka publikuar edhe datën e lindjes që tashmë bën të ditur se ka 35 vjeçe.
“Ktheju Tokës”, është kënga me të cilën u prezantua Jonida në garën e madhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. /Lajmi.net/