Temperaturat deri në 40 gradë, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 40°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 në ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit dhe nën ndikimin e temperaturave shumë të larta për gjatë gjithë 24_orëshit. Kjo situat sinoptike dhe termike vjen si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë territorin, KU parashikohet që temperaturat më të larta të rregjistrohen në zonat Jugperëndimore dhe Jugore.

Maqedonia e Veriut

Dita e diel sjellë një tërheqje të lehtë dhe të përkohëshme të valës Afrikane nga territori i MV duke bërë që të ketë rënie të lehtë të temperaturave të ajrit vetëm me 1 gradë C në të dy vlerat ekstremte ditore, duke bërë që maksimumet në qytetin e Shkupit dhe Manastirit të ngjiten deri në 38 gradë C në orët e mesditës. Paraditja pritet të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë vendin, ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash të cila më të dukshme do të jenë në Lindje të territorit.



Related Articles

Back to top button