Tentoi të grabiste binarët e trenit, përballet me 10 vite burg

 

Kampi famëkeq i Auschwitzit, i cili prej kohësh ka qenë ‘magnet’ për gjuetarët e suvenirëve, është përballur me një sulm tjetër.

Një shtetas amerikan është përpjekur të grabisë një pjesë të binarëve të trenit.

Turisti 37-vjeçari, i cili ishte për vizitë në kampin e përqendrimit në Auschwitz-Birkenau, u kap me presh në duar ndërsa u përpoq të largohej me një pjesë të hekurudhës, që u përdor kur viktimat e Holokaustit  mbërritën aty me vagonët e bagëtive.

Ai u kap në akt e sipër nga rojet e sigurisë, që njoftuan policinë.

Një zëdhënës i policisë Oswiecim, ku është i ndodhet edhe ish kampi i vdekjes, pranoi aktin e tij dhe është liruar në pritje të akuzave për një përpjekje për të vjedhur një send me rëndësi kulturore.

37-vjeçari mund të dënohet deri në 10 vjet burg për këtë akuzë.

/Ora News.tv/