Tërbohet nusja, vjehrra i ndryshon emrin e foshnjës ndërsa flinte

 

Një nënë e re zbuloi se vjehrra i saj i ndryshoi fshehurazi emrin e foshnjës ndërsa po flinte gjumë.

Gruaja tregoi se po flinte gjumë pasi  po rikuperonte veten nga lindja me prerje cezariane kur vjehrra arriti të bindte bashkëshortin e saj që ti ndryshonin emrin fëmijës.

“Djali im është tani është dy muajsh dhe sapo zbulova që bashkëshorti im i kishte vendosur emrin e mesit “Finlay ” në vend të “Finley” në të gjitha dokumentacionet ligjore,”-tha ajo.

Ndërsa vazhdoi: “Jam e zemëruar sepse ne ramë dakord për emrin para se fëmija të lindte.”

Nëna tregoi se vjehrra i dërgoi një dhuratë Krishtlindje me emrin e fëmijës ‘Finlay’  dhe burri e la të besonte se në të vërtetë emri në dokumentacione ishte shkruar ‘Finley’.

“Zbulova gjithçka kur shkova të kërkoja kartën e tij të sigurimeve shoqërore dhe certifikatën e lindjes.”

Por gjendja u përkeqësua kur bashkëshorti i tha se ishte nëna e tij që e bindi të ndryshonte emrin pa u konsultuar me gruan.

Gjithçka sipas saj ka ndodhur nëpërmjet telefonit, pasi vjehrra jeton disa shtete larg.

“Ajo e bindi që ti vendoste djalit emrin që urrej më shumë. Vjehrra mendon se “Finlay” është më mashkullore se “Finley”,“-shtoi nusja.

Nëna e re e quajti vjehrrën manipulatore, dhe u shpreh se përpjekja për të ndryshuar emrin e djalit të saj ishte mungesë respekti.

“Vjehrra manipuloi bashkëshortin tim, duke i thënë se ishte mirë të më gënjente mua për diçka kaq të rëndësishme se emri i djalit tim.”

/Ora News.tv/