The Rock nuk do të jetë më pjesë e “Fast&Furious”

 

Fast & Furious 9” do të nisë xhirimet pa një nga emrat më të famshëm të sagës.

“The Rock” ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e filmit të ri, duke shtuar dyshimet se “familja” e “Fast & Furious” përfundimisht është përçarë.

“Plani që në fillim ka qenë që Universi i “Fast and Furious” të rritej dhe të zgjerohej. Por unë s’jam ende gati për të nisur xhirimet e “Fast 9”. Se ç’do të ndodhë në “Fast 10” e më tej ende nuk i dihet dhe nuk mund ta parashikojmë… mund të ndodhë gjithçka”, transmeton lapsi.

“Fast & Furious 9”do të sjellë një tjetër evoluim të sagës, duke e bërë edhe më ndërkombëtare atë. Dy lokacionet e para të zbuluara ku do të zhvillohen xhirimet janë Londra dhe Hawaii. Ashtu si ishte raportuar edhe më herët, xhirimet di të nisin në muajin prill.

Loading poll ...