Theri fqinjin, u deshën 5 policë për arrestimin e 80 vjeçares

 

Loading poll ...

Një grua 80-vjeçare është arrestuar në Lindjen e Largët Ruse, pasi të brendshmet e qiramarrësit të saj u gjetën në frigoriferin e të moshuarës.

Gruaja i rezistoi arrestimit dhe raportohet se pothuajse mposhti pesë oficerë policie.

Krahu i gjymtuar i burrit u gjet nga disa fëmijë, që cilët e panë duke u përtypur nga një qen. Fëmijët e tronditur lajmëruan familjarët e tyre, që telefonuan policinë.

Pasi mbetjet u identifikuan se i përkisnin 52 vjeçarit Vasili Shlyahtich, që punonte si kopshtar, u kryen kërkime në ndërtesën ku kishte marrë me qira një dhomë.

Policia pas kërkimeve gjeti organet e brendshme të tij në frigorifer si edhe gjurmë gjaku.

Dyshimet ranë tek pronarja e banesës, një grua 80-vjeçare e identifikuar vetëm si Sonya.

Kur policia u përpoq ta arrestonte raportohet se bëri rezistencë të madhe. Ndërsa u desh një skuadër me 8 burra që ta kapnin.

Ndërsa tingëllon si e pabesueshme për një 80 vjeçare, nuk është ky rasti për Sonya. Ajo ka punuar më parë për thertore derisa doli në pension.

Fqinjët thanë se dëgjuan zhurma të forta nga banesa e saj që zgjati deri në mesnatë. Zhurmat ngjanin sikur dikush po priste diçka të fortë me një sëpatë.

Përveç raportimit për arrestimin e gruas me dyshimin për vrasje dhe zbulimin e gjakut në banesën e saj, policia nuk ka zbuluar detaje të reja.

Fqinjët thanë për mediat se 52-vjeçari kishte marrë rrogën para se të vritej.

Mendohet se gruaja mund të lidhet me një seri krimesh që përfshijnë persona të zhdukur.

Një grua e moshuar dhe një vajzë që kanë jetuar në banesë janë zhdukur.

Gjithashtu 7 njerëz janë zhdukur në fshat gjatë disa viteve të fundit. Pasaporta e një gruaje që rezulton e humbur është gjetur në banesën e Sonya dhe ka nisur inspektimit të shtëpisë së saj.

Dhe një nga djemtë e 80 vjeçares është punonjës i zbatimit të ligjit, ndaj shtohet misteri rreth rastit.

/Ora News.tv/