Thithte tymin e duhanit të kolegëve, dëmshpërblehet i sëmuri me kancer

Një zyrë pa dritare, e mbushur me kolegë duhanpirës, ka qenë fatale për një të punësuar siçilian në Postën Italiane.

Loading poll ...

Pas 14 viteh punë, sëmuret me tumor në faring.

Për mjekët, shkaku ishte tymi i duhanit ‘pasiv’ që kishte thithur në vendin e punës.

Punonjësit, tanimë pensionist dhe 90 vjeçar, i lindi e drejta për t’ju drejtuar Gjykatës së Vendit dhe për të kërkuar një dëmshpërblim prej 174 mijë eurosh.

Sipas gjyqtarëve ‘Poste Italiane’, do duhej të kishin patur parasysh kushtet e punës për punonjësin jo-duhan pirës, duke patur parasysh dëmet që sjell duahnpirja passive.

I dëmtuari është ekspozuar ndaj tymit të kolegëve nga viti 1980 deri në vitin 1994, vite ku nuk ishte ende aktiv ligji anti duhan për vendet e mbyllura (i cili u vendos në vitin 2003).

Kur kishte dalë në pension, në vitin 2000 u diagnostikua me tumor. Kështu, ai nisi luftën ligjore me ish vendin e tij të punës dhe fitoi të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në shkallën finale të Kasacionit, ku u konfirmua se nuk mund të kishte qenë arsye tjetër, veç asaj të tymit pasiv.

Tanimë, ish punonjësi, pas operacionit ka mbetur invalid me 40 % dhe do dëmshpërblehet nga ‘Poste italiane’ me 174 mijë euro.

/Ora News.tv/