Thuhet se është në gjendje jo të mirë psikologjike, Antonela i bën surprizën e bukur Triksës dhe i jep një super mesazh

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Antonela Berisha tregoi hapur pas daljes, me disa postime në llogarinë e saj në “Instagram” se ajo mbështeste Beatrix Ramosaj, banoren që vazhdonte qëndrimin në shtëpi.

Ajo shkroi se nuk e kuptonte mllefin ndaj Trixës, dhe krahasoi situatën e Beatrix dhe Donaldit, me trekëndëshin e saj të dashurisë në “Për’puthen” duke u shprehur se e kupton shumë mirë atë.

Por, duket se mbështetja vazhdon edhe tani, që këngëtarja nuk është më pjesë e shtëpisë. Së fundmi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka bërë një gjest shumë të bukur kundrejt Beatrix.

Antonela ka surprizuar miken e saj duke i dhuruar një buqetë të madhe me lule, bashkangjitur me një dedikim që i jepte asaj forca dhe kurajo.

“Femrat e forta nuk dorëzohen kurrë. Ndoshta mund të kemi nevojë për një kafe, të qajmë pak, ose thjesht të kalojmë një ditë në krevat, por ne gjithmonë rikthehemi akoma më të forta!”- shkruhej aty.

Dhuratën dhe dedikimin i ka postuar nëna e Beatrix, në Story në llogarinë e saj të “Instagram”. Duket se vajzat do të kenë një miqësi të mirë jashtë, ashtu si në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /news31