Tmerrohen familjarët, qindra dele i ‘pushtojnë’ oborrin e shtëpisë

Një familje është tmerruar pasi zbuloi qindra dele në oborrin e shtëpisë.
Familja Russo nga Lincoln hapi portën që vajza e tyre të shikonte kafshët që hanin në kullotat pas shtëpisë së tyre. Por deleve iu erdhi në ide në mendje dhe hynë me forcë në oborrin e shtëpisë.
Edhe pse u përpoqën shumë ti largonin asnjë tentativë nuk funksioni derisa bashkëshortja e Russo, mori një instrument të vajzës së saj dhe filloi të bënte zhurmë.
Dhe kjo mënyrë funksionoi. Vizitorët e padëshiruar u larguan nga oborri nëpërmjet portës së vogël.
/Ora News.tv/