‘Twerkat’ e Bebe Rexhës nuk mund të krahasohen me të askujt tjetër

 

Nuk është hera e parë që e bën por çdo herë që i dridh vithet para kamerës, Bebe Rexha i ‘çmend’ fansat.

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka bërë sërish ‘twerk’ para kamerës, e edhe këtë herë e ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve e mediave, shkruan lajmi.net.

Bebe videon duke i dridhur të pasmet para kamerës e ka publikuar në Instastory dhe duket më e zjarrtë se kurrë.

Këngëtarja shqiptare gëzon linja trupore të cilat e bëjnë të duket akoma më e zjarrtë. Në fakt numri i madh i rrobave ia ka pamundësuar së fundmi që të vishet nga dizejnatorët e famshëm dhe kjo e ka bërë nervoz.

Sa u përket projekteve muzikore ajo është aktive dhe po pritet një bashkëpunim mes saj Rita Orës, Dua Lipës e Ava Max, kjo pasi Bebe së fundmi e ka shprehur një dëshirë të tillë dhe të trija këngëtaret shqiptare e kanë pritur me shumë pozitivitet. Kjo u dëshmua nga reagimet e tyre./Lajmi.net/